Këngëtari i njohur Mozzik, nuk e ka nisur vitin mbare. Gjendja e tij shëndetësore mesa duket nuk ka qenë e mirë. Këtë e ka njoftuar vete reperi përmes një fotoje të postuar në Instagram, ku tregon se ndodhet në spital. Mozzik nuk ka treguar arsyen që e ka çuar në spital, por ndoshta i ftohti dhe virozat e stinës nuk e kanë “kursyer” as këngëtarin.

