Categories Kuriozitete

Keni frikë nga kilet në Krishtlindje? Si të mos merrni shumë kalori

Ç’kuptim do kishin festat po të vazhdonim me të njëjtat shqetësime dhe rregulla, për të mos e tepruar me ushqimin? Në festa i japim vetes liri dhe kjo na shijon shumë. E vërtetë, por ndonjëherë masa kalohet në atë shkallë sa nuk ndihemi mirë. Dhe ato veshjet festive nisin menjëherë të na rrinë të ngushta. Pse të hedhësh poshtë gjithë përpjekjet e një viti, të deformosh linjat e ndonjëherë të dëmtosh edhe shëndetin? Që festat të kenë shijen e mirë të ushqimeve dhe ëmbëlsirave, por pa shije pendese në fund, ja çfarë duhet të bëni.

Mos e frenoni veten më shumë sesa mundeni t’i bindeni. Provoni gjithçka, panetone, kek, çokollata nga ajo kutia me ngjyra, por kujdes sasinë, tek ajo qëndron sekreti.

Nëse ju kanë ftuar diku dhe nuk mund të bëni naze, përqendrohuni te perimet, sallatat, zini një pjesë të mirë të pjatës me to dhe pastaj mendoni për pak mish, apo ndonjë byrek të shijshëm.

Por kjo vlen edhe kur jeni në shtëpinë tuaj. Përgatisni sa më shumë sallata me perime të freskëta. Janë kombinimi më i mirë për proteinat shtazore, që mbizotërojnë këto tryeza me përfaqësuese pulën e pjekur.

Para se të uleni për të ngrënë pini një gotë me ujë me ngadalë.

Nëse e keni fiksim ëmbëlsirën që është përgatitur për Krishtlindje, frenohuni para se të merrni dhe një copë tjetër kulaç. Mendoni për të që do hani pas drekës dhe hiqeni mendjen nga karbohidratet e tjera mbi tavolinë. Gëzuar festat!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME