Categories Lajme

“Keni shku për ndihmë dhe keni kërku se*s qelbësira”/ Biznesmeni paralajmëron: Kërkoni falje, do t’ju publikoj me foto

Biznesmeni i njohur Kristian Boçi, ditën e djeshme na ka njohur me një histori të trishtë në një fshat të thellë të Hasit. Në Instastory Boçi shkruan se anëtarët e kësaj familje janë abuzuar nga persona të cilët kanë shkuar për t’i dërguar atyre ndihma. Më tej biznesmeni shton se kushtet e rënduara ekonomike dhe dramës që kanë përjetuar nga abuzimet ka shkaktuar ç’rregullime psiqike tek anëtarët e kësaj familje. Ai shprehet se familja ndodhet në gjendje shumë të rëndë ekonomike dhe se përveç dramës kanë përjetuar edhe abuzimin duke u shkaktuar probleme psiqike. “Ajo që pashë sonte nuk ishte tërmeti por dora e njeriut më thanë që kanë vajtur për ti ndihmuar duhet të mendojë se ka motra vetë. Gjak shqiptari ka. Turp! Ti e di vetë ti që e ke bërë këtu. Unë do ta ngrej zërin me të varfërit. Mos më shikoni nga Instagramin se unë hobi kam veshjen, nuk do shkoj zhveshur. Shpirtin do dhuroja po të kisha mundësi. Zoti iu paftë iu që keni abuzuar me këto njerëz. Gjynah! Mos e bëni more se nuk keni ku të shkoni në atë botën tjetër,”-shprehet biznesmeni.

Në një tjetër postim Boçi shkruan: “Këtu qenka termet 7 ballë çdo minut, çdo orë, çdo ditë. Ajo që më ka vrarë s’është varfëria, po abuzimi. Nuk mundem t’ju mallkoj. Zoti ju paftë ju që keni premtuar dhe se keni mbajtur, ju që keni abuzuar me këto njerëz të pafajshëm 7 veta, 6 i keni sëmurë psiqikisht. Kthehi kërkoni falje se s’do ju zëjë vend shpirti asnjërit prej jush. I kam të gjitha sms me foto dhe nëse nuk e bëni do ua publikoj që mos të dilni aty në tv të më bëni shpirt mirin. Mos e vishni petkun e politikanit, as të bamirsit kur s’ja dini rëndësinë. E dua kombin tim, i adhuroj ato që besojnë, Bibla dhe Kurani janë në shtëpinë time dhe aty do jetojnë me mua siç unë po jetoj me vëllezërit e mi mysliman, ortodoks, bektashi dhe të krishterë. Para Zotit sonte kam dëgjuar me zemër në dorë këtë familje. Jeta juaj nga sonte s’do jetë më njësoj motër,”Boldnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME