Categories Lajme

Keni shumë ftohtë tani? Më e keqja nuk ka ardhur ende. Merrni masa urgjentisht!

I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i ftohte me temperature që në pjesën më të madhe të Shqipërisë kanë zbritur nën zero. Në Tiranë, temperaturat gjatë mesditës së të shtunës janë 4-5 gradë Celsius megjithatë për shkak të erës dhe lagështirës ndjehet si 2-3 gradë Celsius. Temperaturat më të ulta janë aktualisht në pjesën veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të vendit, ndërsa situata pritet të përkeqësohet me kalimin e kohës edhe në pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, temperaturat do të ulen edhe më tepër gjatë ditës së nesërme dhe të hënën duke arritur në vende si Bulqiza apo Librazhdi në -20 deri -23 gradë Celsius.

Ndërkohë, gjatë të dielës,të hënë dhe të martës, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të përballet me temperature ekstreme si -5 deri -6 gradë Celsius. Në këto kushte, autoritetet shtetërore kanë kërkuar nga qytetarët që të marrin masa sa i përket qarkullimit me kujdes dhe me zinxhirë në rrugë; të mos lëvizin pa patur një arsye të fortë; të kujdesen që të mos ngrijë tubacioni i ujit të pijshëm, etj. Sa i përket makinave, kërkohet kontrolli i antifrizës si edhe i gomave për të lëvizur sa më sigurt në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME