Categories Lajme

Kërcënimet/ Shqipëria tjetër ndëshkim Iranit pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve, mbyllet shkolla në Tiranë

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në vendim, nuk sqarohen arsyet e mbylljes së shkollës, por kujtojmë që ky hap është ndërmarrë menjëherë pasi vendi ynë shpalli “non grata” dy diplomatët iranianë në Tiranë, pak ditë më parë.

Diplomatët e shpallur si të padëshiruar janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, ku njëri prej tyre ishte edhe drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi”, që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Shpallja “non grata” e diplomatëve iranianë, por edhe mbyllja e shkollës, që pason vendimin e parë, janë ndërmarrë pas tensioneve të forta mes Iranit dhe SHBA, teksa forcat ushtarake amerikane ekzekutuan gjeneralin iranian, Qassem Suleiman.

Mes replikave dhe kërcënimeve të shumta, pati deklarata kërcënuese edhe ndaj Shqipërisë nga liderët iranianë, për shkak të pranimit nga vendi ynë të muxhahedinëve iranianë, që konsiderohen si opozita më e egër kundër regjimit vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME