Të huajt po blejnë gjithmonë e më shumë apartamente përgjatë bregdetit shqiptar. Agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme thonë se kërkesat më të shumta vijnë nga çekët dhe polakët por nuk mbeten pas edhe shqiptaret e diasporës. Jugu mbetet më i preferuari për blerje të pasurive të paluajtshme.
Rritja e kërkesave ka bërë që çmimet të pësojnë rritje të konsiderueshme me gati 40% gjatë viteve të fundit. Sipas ABC, investimet në infrastrukturë siç është tuneli i Llogarasë pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër çmimet. Po ashtu edhe qiratë për apartamente në bregdet kanë pësuar një rritje të ndjeshme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, çmimi i qirave ka pësuar një rritje me gati 24 % në zonat bregdetare.