Categories Lajme

Kërkesat e qytetarëve për uljen e çmimeve, protestuesit “ultimatum” Ramës: Të plotësohen deri të shtunën

Aktivisti Adriatik Lapaj ka lexuar gjatë protestës përpara Kryeministrisë, kërkesat e qytetarëve për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës bazë.

Lapaj thotë se qeveria ka kohë deri të shtunën për të plotësuar kërkesat, duke e vendosur në formën e një ultimatumi.

Ndërkohë, një protestues tjetër bëri me dije se të shtunën, qytetarët do të dalin në protestë dhe do të qëndrojnë aty derisa të plotësohen kërkesat.

Kërkesat:

-Masa për barrën fiskale, për garantimin e krizës

-Pezullimi i taksës së qarkullimit dhe të karbonit

-Zerimi i përkohëshëm i TVSH për produktet e shportës dhe ulja me 10% në vijim.

Përcaktim i marshit të fitimit të hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

-Masa për mirëfunskionimin e tregut

-Pezullim i përkohshëm i konccesionit të markimit dhe skanimit. Hetim për operatorët e importit që ndikojnë në cmimin e naftës.

-Mbikëqyrje dhe monitorim 3 mujor nga autoriteti i konkurrencës dhe transparencë për faktorët ekonomikë që kanë zotëruar dhe zotërojnë 25% të vlerës.

-Rishikim i buxhetit të shtetit për vitin 2022, për shkurtimin e harxhimeve operative dhe të luksit të pushtetarëve.

-Krijimi i një kompanie publike që të konkurrojë me hapjen e një rafinerie në Republikën e Shqipërisë.

-Miratimi i minimumit jetik.

-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së femrerëve që duhet të jetë një nga sektorët më të financuar.
Këto janë lënë me afat deri ditën e shtunë, kërkojmë nga qeveria të bëjë një paketë të dytë që i plotëson të gjitha.

Protestuesit thanë se do të kenë pushim deri ditën e shtunë, për t’u rimbledhur sërish të shumtë në numër dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME