Categories Lajme

Kërkesat e shoqatave të transportit/ Qeveria merr vendimin për çmimin e biletave të urbanëve dhe autobusëve ndërqytetas

Bileta për transportin publik në vendin tonë nuk do të ndryshojë, pas kërkesave të përfaqësuesve të shoqatave të transportit për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku deklaroi sot gjatë takimit me pensionistët se është vendosur që një nga pikat e rezistencës sociale të jetë kompensimi me 100 lekë për litër për të gjitha këto automjete për të kompensuar në këtë mënyrë nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.

“Ju duhet të dilni zot vetes për të lëvizur. Ju përdorni transportin urban. Ju nuk keni automjete. Ndaj ju jeni nga përdoruesit më të mëdhenj të transportit urban. Duhet të dini!

Në paketën e rezistencës ne kemi vendosur të kompensojmë të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë transportin urban dhe transportin ndërqytetas me një 100 lekë për litër duke kompensuar kështu nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.  Kështu që bileta e transportit urban në të gjithë Shqipërinë nuk do të ndryshojë”, tha Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME