Categories Lajme

Kërkimi për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin, dështojnë 10 operacione të FNSH dhe RENEA

10 operacione janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarve Talo Çela, dhe Nuredin Dumani, të dy të akuzuar për disa vrasje të ndodhura në vendin tonë.

Operacionet janë zhvilluar nga FNSH dhe RENEA, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë apo e dhënë për fshehjen e të dy shumëkërkuarve.

Sipas informacioneve të ABC News, mësohet se kontrollet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në Peqin dhe në Luz të bashkisë së Kavajës. Për shkak të dekonspirimit të aksionit policor, këto operacione janë mbajtur sekret nga autoritetet vendore.

Ndër të tjera burimi i ka pohuar medias, se të gjitha kontrollet në banesa ku dyshohen qe strehohen të shumë kërkuarit janë kryer me vendim Gjykate.

Ndërkohë kujtojmë se Talo Çela dhe Nuredin Dumani sëbashku me disa persona të tjerë akuzohen për vrasjen e bujshme të 2 marsit të 2020 të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME