Categories Lajme

Kërkohet arrestimi i ‘Darit të Elbasanit’, jeton mes Spanjës, Italisë dhe Dubait

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e Hajdar Bakos, një prej emrave shumë të përfolur në botën e krimit në këtë qytet, i cili njihet shkurt me emrin “Dari i Elbasanit”. Kërkesa për arrestimin e Hajdar Bakos, është depozituar në gjykatë e këtij qyteti nga prokurori i ekzekutimeve të vendimeve penale, Mustafa Turku.

Ndërsa pritet që në datën 17 janar 2022, gjyqtari Taulant Tafa, të vendosë ose jo miratimin e kërkesës së prokurorit për zëvendësimin e masës së dënimit, nga shërbim prove në vuajtjen e dënimit me burg. Kjo do sillte dhe nxjerjen më pas të një urdhëri arresti ndërkombëtar, për Hajdar Bakon, i cili bën një jetë mes Spanjës, Italisë dhe Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas burimeve për mediat, mësohet se Hajdar Bako, prej 11 muaj me rradhë i është shmangur detyrimit ligjor, për të mbajtur kontakt me shërbimin e provës në Elbasan. Kjo pasi në vitin 2017, me kërkesë të prokurorit, Xhelian Seferi, Bako u dënua me 4 vite burgim për “Plagosje të rëndë me dashje” në dëm të Klevis Gjinit, ngjarje kjo e ndodhur në 7 prill 2017 në ambjentet e restorant “Dervishaj”. Veç kësaj akuze, Bako u dënua dhe për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Futje e mbajtje të dy telefonave në ambjentet ku ishte izuluar me vendim gjykate”. Por dënimi me 4 vjet burgim për tre akuza, u pezullua nga gjyqtari Taulant Tafa, duke vendosur që Bako të mbante kontakte për një periudhë 4 vjeçare me shërbimin e provës. Teksa ka dalë nga burgu në fund të 2017, Bakok ka mbajtur kontakte me shërbimin e provës, duke u paraqitur një herë në dy muaj ose tre muaj.

Në pjesën më të madhe të rasteve të paraqitjes ai vinte nga jashtë. Ndërsa sipas dosjes së paraqitur në gjykatën e Elbasanit, Hajdar Bako, për herë të fundit që ka hyrë nga Rinasi në Shqipëri dhe është paraqitur në shërbimin e provës, është data 6 shkurt 2021. Mësohet se sapo ka firmosur dokumentin që vërteton paraqitjen e tij, Hajdar Bako, është larguar sërisht nga Rinasi, dhe besohet se qëndron në Dubai. Që prej kësaj date e deri më sot, “Dari i Elbasanit” nuk ka kryer asnjë vizitë tjetër pranë shërbimit të provës. Tashmë pritet vendimarja e gjyqtarit Taulant Tafa, për të bërë shpalljen në kërkim të Hajdar Bakos, me qëllim arrestimin dhe vuajtjen e dënimit të mbetur që përllogaritet diku tek 3 vite burgim.

Kush është Hajdar Bako, jeta mes Dubait e Elbasanit, Hajdar Bako njihet në Elbasan dhe me mbiemrat Çopja dhe Hysa. Ndërsa së bashku me dy vëllezërit e tij, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, ka dyshime të forta se drejtojnë një grup kriminal që ka si aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike në disa shtete të Europës. Bako thirret ndryshe si “Dari i Elbasanit”, ndërsa jeton në Dubai, ku vizitën e fundit në Shqipëri e ka pasur në 6 shkurt 2021.

Sipas dosjes hetimore Hajdar Bako, rezulton i dënuar pasi në 7 prill 2017, si pasojë e një shkëmbimi zjarri ka plagosur rëndë, Klevis Gjinin. Të dyja palët kanë qënë të armatosur dhe në total është qëlluar 16 plumba me pistoletë në ambjentet e restorant “Dervishaj”. Në këtë përplasje me armë, Hajdar Bako alias Copja ka qënë i shoqëruar me vëllain e tij, Franc Copja. Të dy së bashku janë konfliktuar dhe dy vëllezërit Klevis dhe Alfred Gjini si dhe me djalin e xhaxhait të tyre, Emiljano Gjini. Fillimisht mes pesë persona ka nisur një konflikt verbal, më pas ka vijuar me goditje fizike, duke u pasuar me përdorimin e armëve. Si pasojë e kësaj përleshje fizike dhe me armë, kanë mbetur të plagosur Klevis Gjini, Hajdar Bako dhe Emiljano Gjini. Klevisi është arrestuar nga prokuroria për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Hajdar Bakos, ndërsa ky i fundit është arrestuar për plagosjen e rëndë ndaj Klevis Gjinit./ oranews/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME