Categories Lajme

Kërkoi 2000 euro për një pasaportë greke, gjykata jep masën e sigurisë për mashtruesin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burgim një 45-vjeçar nga Berati, i cili hiqej si punonjës i ambasadës shqiptare në Greqi dhe arriti të mashtronte një qytetar për një pasaportë greke.

Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar me inicialet L.M., i cili është dënuar përfundimisht nga Gjykata në fund të tetorit të këtij viti. Ka qenë një qytetar që ka rënë pre e mashtrimit të shtetasit L.M.. Ai kërkonte pajisjen e vajzës së tij me pasaportë greke brenda një kohe të shkurtër dhe si shofer i linjës së autobusëve Shqipëri-Greqi, ishte njohur me të pandehurin në një nga udhëtimet në vitin 2017.

Kallëzuesi, shtetasi A.Gj., i kishte kërkuar ndihmë L.M. për pasaportën e vajzës, pasi ky i fundit i kishte thënë se punonte në ambasadë. Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga “Panorama”, L.M. i ka kërkuar shumën prej 2000 eurosh në mënyrë që të mund t’i përshpejtonte procedurat e nxjerrjes së pasaportës për vajzën e të kallëzuarit, e cila ndodhej në Gjermani në atë moment ku po merrte kurim.

Në lidhje me pagesën e kryer, kallëzuesi ka deklaruar se një pjesë të shumës, konkretisht shumën prej 1260 eurosh, ia ka dërguar me shërbime të transfertave të parave në datën 08.06.2017 nga Gjermania në Shqipëri dhe në lidhje me këtë fakt, në dosje është administruar edhe kopja e mandatit të arkëtimit.

Ai ka thënë në Prokurori se me L.M. ka pasur kontakt përmes telefonit. Pasi nuk ka marrë pasaportën dhe ka pritur për një kohë të gjatë, A.Gj. ka deklaruar se ka shkëmbyer edhe sharje në telefon me L.M.. Në datën 21.09.2017, L.M. i ka thënë të takoheshin në Berat, por që nga frika e një kurthi të mundshëm nuk ka shkuar. Pasi dosja shkoi për gjykim, L.M. sipas sistemit TIMS, gjendej jashtë Shqipërisë.

Gjyqi ka nisur në mungesë, ndërsa i akuzuari është përfaqësuar nga një avokat dhe sërish e ka humbur atë, duke marrë dënimin prej 8 muajsh burg, të reduktuar pas gjykimit të shkurtuar. Në total, Gjykata e dënoi shtetasin L.M. me 1 vit burgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME