Categories Politike

Zbardhet axhenda e Asamblesë së PS-së, kur të gjithë prisnin shkarkim ministrash…

Pas mbledhjes së Kryesisë ditën e hënë, Partia Socialiste do të mbledhë të premten Asamblenë Kombëtare, ndërsa është zbardhur dhe axhenda e këtij takimi.

Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00, ndërsa fjalën e parë do ta mbajë kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje asambleje janë renditur 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Mes tyre vlen të theksohet riorganizimi i brendshëm i PS, miratimi i vendimit për krijimin e regjistrit dixhital të PS, miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.

Në asnjë nga pikat e Asamblesë nuk thuhet se do të ketë diskutim lidhur me performancën e ministrave, duke lënë pezull edhe njëherë tjetër zërat se mund të ketë shkarkime të disave prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME