Categories Lajme

Kërkoi azil në Greqi, Gjykata e Janinës rrëzon Laert Haxhinë, do të ekstradohet në Shqipëri

Laert Haxhia, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i cili u arrestua pak ditë më parë nga policia greke, ka bërë kërkesë për azil në shtetin grek.

Avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar se kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata greke në seancën e mbajtur paraditen e djeshme, gjë e cila i hap rrugë ekstradimit në Shqipëri.

Me vendimin e gjykatës greke, tashmë i hapet rruga drejtësisë shqiptare për ekstradimin e të shumëkërkuarit në lidhje me masakrën e ndodhur në Lushnje disa vite më parë.

Laert Haxhia ishte marrë i pandehur si dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi plumbave shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME