Categories Lajme

Kërkoi masë më të butë, por u la në ‘arrest shtëpie’, avokatja e Alma K: Ka një fëmijë të mitur, e vetmja që sjell të ardhura në familje

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe vajza me të cilën kreu aktin seksual në zyrë, Alma K. ishin sot së bashku në sallën e gjyqit në GJKKO.

Siç shihet Gjici është brenda kafazit ndërsa Alma jashtë saj, duke qëndruar krah avokates.

Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë marrëdhënie seksuale me krybashkiakun, ndërsa dyshohet se kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Gjici akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ndërsa, 40-vjeçarja, e cila është në masën ‘arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv.

Avokatja e Alma K., vajzës që shfaqet në video me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici në një prononcim për mediat, pohoi se ka kërkuar që klientja e saj të lirohej e lirë për shkak edhe të kushteve të saj familjare. Por, pavarësisht kërkesës, kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur ta lërë në arrest shtëpie.

Avokatja Natasha Velia tha për mediat, se Kaçi ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë si dhe është personi i vetëm që siguron të ardhura, ndaj kërkoi të hetoi e lirë. Ajo theksoi se klientja e saj nuk ka tentuar të largohet dhe nuk ka bashkëpunëtorë.

“Ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmura ndaj kërkova të ishte pa masë fare. Është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk pranoi, do vijojë hetimi në këtë masë. Nuk ka bashkëpunëtorë absolutisht. Nuk ka tentuar të largohet, ka një fëmijë”, tha avokatja Velia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME