Bleona Qereti është një prej këngëtareve më të përfolura në vendin tonë.
Ajo vihet shpesh herë në qendër të mediave rozë për shkak të jetesës së saj, për fotot provokuese që poston në profilin e saj në Instagram dhe për deklaratat e saj, ku kërkon burrë.
Por rezulton se Bleona ka qenë e martuar gjatë gjithë kësaj kohe me Gani Bardhën.
Thuhet se çifti ka vite që janë ndarë, por ka të tjera detaje pas kësaj historie.
Ajo dhe biznesmeni figurojnë të martuar muaj në regjistrat shqiptarë.
Divorcin ata e kanë bërë në vitin 2011 në Amerikë, por në vendin tonë figurojnë të martuar.
Prive.al ka publikuar një aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.
Mesa duket ndarja me letra e Bleonës nga biznesmeni me origjinë shqiptare nuk ka qenë e lehtë.
