Categories Politike

Këshilla e Bamir Topit për Lulzim Bashën

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në “News 24”, u pyet se çfarë këshillash do t’i jepte zotit Basha, në rast se diçka të tillë do ta kishte të mundshme. Topi theksoi se Basha duhet të heqë dorë nga hipokrizia, të jetë autonom në vendim-marrje dhe të dëshmojë burrni politike.

“Basha ka shumë arsye pse hesht. Ai është një njeri, që e kupton hallin e tij. Lulzim Basha shikon paaftësinë e tij për të ardhur në pushtet, e humbi betejën ndaj Ramës. Basha nuk ka demonstruar kurrë që është autonom në vendim-marrjet e tij. Jo, nuk mund të thuhet që Basha duhet të largohet. Të gjithë ata që thonë “largohu”, do të thotë se e duan këtë gjë. Historia e librit të zi ka përfunduar në Shqipëri, nuk ka tashmë, sepse është shprehur Perëndimi. Perëndimorët e uruan z Rama dhe ka përfunduar ky film.

Perëndimi nuk mund të kthejë Berishën për herë të tretë në pushtet. Kam parë njerëz që sulmojnë Bashën, por nuk sulmojnë Berishën. Basha të ikë nga skema e hipokrizë, këtë do i këshilloja, sepse nuk është njeri negativ. Është një njeri që mund të ndryshojë, por të lërë hipokrizinë pas. Duhet të marrë burrninë politike, sepse forca e bindjes në politikë është e rëndësishme. Duhet të qeshë me përmbajtje sinqeriteti, të kalojë në plan sinqeriteti dhe të ecë vetë, këtë këshillë kam. Nëse vijon këtë rrugë hipokrizie, do dalë pa trofe”, deklaroi Topi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME