Categories Lajme

Këshilli Agrobiznesit Shqiptar: E papranueshme që politikanë të opozitës nxisin individë për të dëmtuar veprimtarinë e peshkimit në vend

Këshilli Rajonal i Agrobiznesit në Elbasan dhe Këshilli Agrobiznesit Shqiptar deklarojnë se “politikanë të opozitës përkrahin e nxisin individë për të dëmtuar biznes një nga bizneset më të rëndësishme të Elbasanit”.

Përmes një njoftimi për mediat,  Këshilli Rajonal i Agrobiznesit në Elbasan dhe Këshilli Agrobiznesit Shqiptar kërkon që të mos përkrahen, nxiten e politizohen ngjarje të cilat mund të zgjidhen pa krijuar konflikte që cënojnë imazhin e dëmtojnë rënd veprimtarinë e biznesit të peshkimit në një nga bizneset e Elbasanit.

“Në situatën kur bizneset e Peshkimit dhe Akuakulturës në vend po punojnë për të përballuar vështirësitë e problemet e shkaktuara nga tërmeti 26 nëntorit 2019 dhe COVID e post COVID -19. Në Elbasan, në një nga sipërmarrjet,  që është punëdhënësi më i madh, veçanërisht për gra të reja, i krijohen probleme nga individ, të cilët pa asnjë arsye po inkurajohen edhe nga politikanë të opozitës në Elbasan. Inkurajimi i individëve nga politika për t’i dëmtuar apo krijuar probleme biznesit në situatën që po kalojmë është e papranueshme nga ana jonë”,- thuhet në njoftim.

“Këshilli Rajonal i Agrobiznesit në Elbasan dhe Këshilli Agrobiznesit Shqiptar kërkon që të mos përkrahen, nxiten e politizohen ngjarje të cilat mund të zgjidhen pa krijuar konflikte që cënojnë imazhin e dëmtojnë rënd veprimtarinë e biznesit të peshkimit në këtë biznes në Elbasan, i cili përsërisim është një histori suksesi si në investime, punësim dhe në eksport. I bëjmë thirrje edhe drejtuesve të pushtetit lokal në Elbasan të angazhohen e mbështesin në këtë situatë. “,- theksojnë Vegim Dishani Kryetar i Këshillit Rajonal të Agrobiznesit Elbasan dhe Agim Rrapaj Kryetar i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME