Categories Lajme

Kështu do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Javën e ardhshme, moti do të jetë i qëndrueshëm shoqëruar me vranësia dhe shira të dobët në zonat malore. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se deri të premten, moti do të jetë i tillë dhe pasditen e asaj dite do të rinisin shirat.

Parashikimi i motit: “Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo javë pritet të na dhuroj ditë plotë me diell ashtu sikurse i takon stinës së pranverës. Siç u theksua edhe më lartë, dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta. Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Java mbyllet me ditën e Premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash. Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME