Dieta Ketogjenike u krijua nga Doktor Geyelin në vitin 1920 dhe qëllimi i saj është minimizimi i konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve në mënyrë që trupi juaj të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë, mbi të gjitha kjo ditë është më e kërkuara në Google për vitin 2018.
Dieta ketogjene apo siç quhet ndryshe keto-dieta, është mënyra e veçantë e ushqimit që nënkupton uljen drastike të marrjes së karbohidrateve dhe shtim të yndyrave, andaj është marrje adekuate e proteinave.
Kur ushqehemi në këtë mënyrë trupi hyn në gjendje ketoze, gjë që do të thotë që në vend të karbohidrateve shpenzon yndyrat si burim primar i energjisë.
Arritja dhe mbajtja e gjendjes ketoze nuk është edhe aq e thjeshtë siç duket, sepse duhet patjetër të ulni marrjen e karbohidrateve, sipas rregullit në 20 deri 50 gramë në ditë.
Në keto-dietë duhet patjetër të kujdeseni që marrja e proteinave të jetë midis 20 dhe 25 për qind. Në të vërtetë, kur konsumoni më shumë proteina se sa është e nevojshme, trupi juaj atë tepricë e shndërron në karbohidrate nëpërmjet procesit i cili quhet glikoneogjeneza, gjë turpi juaj i nxjerr nga ketoza.
Edhe pse për shumicën e njerëzve keto-dieta është e sigurt, si edhe te të gjitha dietat, para fillimit këshillohuni me mjekun, posaçërisht nëse jeni të sëmurë apo jeni duke marrë ndonjë ilaç.
Kur jeni në keto-dietë preferohen këta artikuj: mishi, vezët, yndyrat natyrale siç janë gjalpi dhe vaji i ullirit, peshku dhe frutat e detit, perimet me përqindje të ulët karbohidratesh, djathërat e fortë, frutat arrore, por ndonjëherë pjesë e menysë suaj mund të jenë edhe pemët në formë kokrrash.
Artikujt e ndaluar janë ata që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe amidoni, p.sh.: orizi, makaronat, buka, lëngjet, ëmbëlsirat, patatet, pemët, birra, qumështi dhe jogurti me përqindje të vogël yndyre.
Derisa jeni në keto-dietë pini ujë, kafe dhe çaj pa sheqer. Përpiquni të mos përdorni ëmbëltues artificialë.
Keto-dieta në mënyrë origjinale është përdorur për shërimin e sëmundjeve neurologjike siç është epilepsia, ndërkaq studimet kanë treguar që mund të ketë ndikim pozitiv në një sërë gjendjesh shëndetësore nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe deri te sëmundja e Alzheimerit. Gjithashtu, ndikim pozitiv ka në ten.
Me keto-dietë lidhen edhe disa fakte negative. Për fillim është “keto-gripi”. Derisa trupi të mësohet me ushqimin e ri, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, lodhja, marramendja dhe krupa.
Dieta ketogjenike në fillimin mund të ndikojë edhe në rënie të libidosë, pikërisht për shkak të këtyre simptomave, mirëpo kur ato të tërhiqen edhe libidoja përmirësohet.
Mund të ndodhë edhe humbja e elektroliteve siç janë natriumi, magnezi dhe kaliumi, që mund të kenë efekt negativ në veshka dhe në rrahje të zemrës.
Dhe, natyrisht, këtu është gjithmonë efekti yo-yo, sepse shumica e kanë të vështirë të qëndrojnë gjatë në këtë ushqim strikt.
Si të mësoni që jeni në ketozë? Një ndër shenjat më të pakëndshme që jeni në gjendje ketoze është era e keqe për shkak të rritjes së nivelit të ketonit. Edhe një shenjë – humbja e peshës.
Treguesi më i saktë i ketozës është testimi i nivelit ketonit në gjak, mirëpo ai më i qasshmi dhe mënyra më pak e saktë është blerja e shiritave në barnatore, të cilat do të tregojnë a jeni apo jo në gjendje ketoze me ndihmën e urinës.
Alkooli dhe keto-dieta? Shumica e pijeve alkoolike përmbajnë karbohidrate, andaj më mirë është që të qëndroni larg tyre.
Mirëpo ekzistojnë pije pa karbohidrate apo me nivel të ulët të karbohidrateve, të cilat mund t’i konsumoni nëse vërtet nuk mundeni pa to. Pa karbohidrate janë uiski, xhini, tekila, rumi dhe vodka. Verërat gjithashtu kanë nivel të ulët karbohidratesh, por nëse mund të kënaqeni vetëm me një gotë, ajo tek ju do të numër të përgjithshëm do të sjellë 3 deri në 4.
Mirëpo, mos harroni që alkooli me vete sjell edhe dëshirën për ushqim të pashëndetshëm, mirëpo edhe keto-dieta ndikon në atë se si trupi juaj do të reagojë ndaj alkoolit andaj do të mund të përfundoni në gjendje edhe më të keqe se sa që keni planifiku