Categories Lajme, Lifestyle

Këto janë masat që duhen marrë në rast tërmeti

Sipas ekspertëve, tërmeti që u ndie në të gjithë Shqipërinë, me epiqendrën pranë bregdetit të Durrësit, ishte një nga më të fuqishmit në 20-30 vitet e fundit dhe shkaktoi rreth 65 të lënduar.

Ndonëse tërmetet dhe dëmet prej tyre nuk janë diçka e re për vendin tonë, ato të kësaj shkalle kanë qenë të rrallë, fatmirësisht. Tërmeti i sotëm na kujton se sa e rëndësishme është të jemi të mirinformuar me hapat që duhen ndjekur gjatë një tërmeti, si dhe se çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar dëmet sa më shumë në të ardhmen.

Çfarë duhet të bëjmë përpara një tërmeti?

Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe çatisë. Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda. Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.
Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.
Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit. Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.
Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit. Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrik dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë se ku ndodhen. Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti?

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës. Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.
Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar. Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit. Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

Çfarë duhet të bëjmë pas tërmetit?

Sigurohu që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dilni me kujdes nga banesat. Mos harroni të vishni këpucët pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME