Categories Lajme

Këto janë mediat shqiptare të financuara nga Greqia

Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme që mjaft media në vendin tonë janë financuar nga Greqia, Fax News ka siguruar edhe emrat. Bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Noa.al, Himara.Gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.

Por kjo nuk është lista e plotë, dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera që ende nuk janë bërë publike.

Dyshohet se mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj, por së fundmi vëmendja e shtetit fqinj ishte përqendruar tek marrëveshja per delimitimin detar mes 2 vendeve. Dyshohet se financimi është bërë për mos trajtimin apo lënie në heshtje të çeshtjes çame dhe ndarjes së kufijve ujorë.

Greqia ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit se janë shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të finacnuar me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen e detit mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.

Prokuroria e Athinës ka ndërhyrë për të hetuar për fondet “sekrete” të Ministrisë së Jashtme dhënë mediave shqiptare

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në ceremoninë e sotme të dorëzimit të detyrës i pyetur në lidhje me këtë çështje i acaruar përdori fjalët ‘idiotësi’ dhe ‘mungesë serioziteti’.

‘Nëse është e vërtetë, gjithçka që thuhet është sikur t’u tregojmë të huajve, se nuk jemi seriozë. Ne bëmë një ligj të posaçëm për fondet sekrete të cilat kontrollohen dhe miratohen nga një këshill dhe shkojnë drejtpërdrejt në parlament’, tha ai./Fax news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME