Categories Lifestyle

Këto ushqime ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve

Shëndeti i dhëmbëve varet shumë edhe nga ushqimi. Njerëzit që e teprojnë me të ëmblat me gjasë do të përballen me rënien e dhëmbëve.

Ata që pinë alkool kanë një gojë të dehidratuar dhe si rrjedhojë mishra të dëmtuar. Pijet e gazuara kanë gjithashtu një efekt të dëmshëm tek shëndeti i dhëmbëve. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të konsumoni dhe ato që duhet të shmangni për të siguruar shëndetin dentar. Ushqimet Më Të Mira Për Shëndetin e Dhëmbëve

Molla

Mollët përmbajnë shumë fibër dhe ujë që mundësojnë eliminimin e mbetjeve ushqimore nga dhëmbët. Kafshimi dhe përtypja e mollës luan efekt pastrues falë prodhimit të lartë të pështymës.

Djathi

Djathi, bashkë me shumë produkte të tjera të bulmetit siç është kosi, nxisin prodhimin e pështymës dhe rrisin nivelin e pehashit të gojës. Kësisoj, ato ulin rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Për më tepër, këto produkte kanë kalcium dhe proteinë që forcojnë enamelin e dhëmbëve.

Barishtet

Sipas studimeve, barishtet janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, përfshirë këtu edhe dhëmbët. Ato janë plot e për plot me vitamina dhe minerale. Kalçiumi ushqen enamelin ndërsa acidi folik i mbron dhëmbët.

Bajamet

Bajamet janë fantastike për dhëmbët sepse janë të pasura me kalçium dhe proteina por përmbajnë pak sheqer. Bajamet kërkojnë një përtypje të vazhdueshme duke nxitur kështu prodhimin e pështymës.

Uji

Uji njihet për aftësinë e eliminimit të kavitetit dhe forcimit të dhëmbëve. Uji shpëlan dhëmbët nga mbetjet ushqimore dhe nxit prodhimin e pështymës e cila është e domosdoshme për pastrimin dhe shëndetin e dhëmbëve. Për ta përmbyllur, ekspertët thonë që njerëzit duhet të kujdesen fort për shëndetin dhe paraqitjen e dhëmbëve duke ngrënë sa më shumë barishte, arrorë dhe fruta. E fundit, por jo nga rëndësia, gjithçka përmbyllet me një gotë me ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME