Categories Lajme

“Këtu po bëhet një masakër”, vazhdon protesta e banorëve të Bërxullës…

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, si çdo javë prej tashmë tetë muajsh. Ata protestojnë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi sipas tyre ky projekt cenon hapësirat e pronave të tyre. Banorët kanë disa kërkesa.

Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë vazhdimin e projektit pa u sqaruar më parë për kompensimin e vlerës së tokes apo të shtëpive që preken nga projekti.

Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Kryeplaku Muharrem Koni tha se ka një devijim të projektit, ku edhe mungojnë informacione dhe sinjalistika rreth ecurisë së projektit. Ai deklaroi gjithashtu se për një periudhë prej 10 ditësh projekti u ndërpre dhe se nuk e dinë arsyen pse.

“Kemi deklaruar se është devijuar projekti dhe e kemi me fakte. Projekti në zhvillmi paralel me rrethin nuk do preket. Familjet që do preken nga projekti do jenë më shumë se 20 familje. Ka shpi që janë 1 metër larg rrugës dhe që do shemben. Këtu ka një enigmë të madhe rreth devijimit të projektit dhe pronarët i mbajnë çdo gjë të fshehtë, nuk i publikojnë faktet.

Këtu po bëhet një masakër. Kemi bërë shumë kërkesa për bisedim. Kompania ‘Gener 2’ ka ofruar një marrëveshje për disa nga banorët për kulturat bujqësore pasi u përshpejtuan procedurat dhe nuk kishin leje ndërtimi. Kemi 8 muaj që protestojmë, punimet kanë filluar më herët dhe ata ende nuk kanë një shkresë të deklaruar konkrete rreth projektit”, tha Koni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME