Categories Lajme

Kievi e Moska drejt paqes, takimi Putin-Zelensky pasi të firmoset armëpushimi

Rusia ka rënë dakord që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe Kievi nuk do të futet në NATO por kërkon garanci sigurie nga disa vende që të luajnë rolin e Aleancës, këto janë disa nga vendimet e bisedimeve dypalëshe në Stamboll. Ndër të tjera, Rusia tha se po tërhiqte forcat nga Kevi.

Rusia ka pranuar që presidenti Putin të takohet me homologun e tij ukrainas Zelenski, vetëm nëse takimi mbahet ditën kur të firmoset traktati i paqes nga 2 ministrat e Jashtëm të dy vende ka bërë me dije negociatori i Moskës në bisedimet me palën ukrainase pas 3 orësh në Stamboll të Turqisë.

Vladimir Medinski i përshkroi bisedimet në Turqi si konstruktive dhe tha se delegacioni i tij kishte marrë një qëndrim të qartë mbi atë që kërkon të arrinte.

Propozimi me shkrim, i cili përfshin zotimin e Ukrainës për të mbetur një komb neutral dhe se nuk do të sigurojë asnjë armë të shkatërrimit në masë, përfshirë armët bërthamore do t’i dorëzohen presidentit rus Vladimir Putin, shtoi Medinski.

Njëherazi me deklaratën e Medinskit, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po reduktonte në mënyrë drastike operacionet e saj ushtarake në disa pjesë të Ukrainës, përfshirë pranë kryeqytetit Kiev dhe në Çernhiv.

Më herët gjatë së martës, Rusia tha se ishte dakord që Ukraina të integrohej në Bashkimin Evropian, për sa kohë vendi pro-perëndimor nuk pretendon anëtarësimin në NATO.

Pala ukrainase tha se Kievi kishte kërkuar garanci sigurie nga disa shtete, në rolin e NATO-s për t’u vetëmbrojtur, për sa kohë që Ukraina hoqi dorë nga Aleanca.

Shtetet nga të cilat Ukraina kërkon garanci sigurie janë Mbretëria e Bashkuar, Kina, SHBA, Turqia, Franca, Kanadaja, Italia, Polonia dhe Izraeli.

Ukrainasit ranë dakord që garancitë e sigurisë të mos zbatohen në Krime, shtet i aneksuar nga Rusia në 2014, Luhansk dhe Donjeck të cilat janë shtete pro ruse të vetëshpallura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME