Categories Lajme

Kim Jong-un urdhëron qytetarët: Hani më pak, të paktën deri në vitin 2025

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka paralajmëruar qytetarët se duhet të hanë më pak ushqim deri në vitin 2025, ku është parashikuar të rihapet kufiri me Kinën.

Mungesa e ushqimit po prek tashmë koreano-veriorët, por zyrtarët u thanë qytetarëve që “të shtrëngonin rripat” për të paktën tre vjet të tjerë, sipas RFA.  Megjithatë, njerëzit po ankohen se ata e kanë të vështirë të përballojnë dimrin që po vjen, për të mos folur për 3 vite të tjera, shkruan DailyMail.

Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit. Por masa pati një ndikim serioz në ekonominë e vendit, me çmimet e mallrave të përditshme që u rritën ndjeshëm, pasi kërkesa tejkaloi ofertën.

Duke folur për udhëzimin e ri të qeverisë, një banor i qytetit Sinuiju, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se njerëzit janë paralajmëruar se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025, ishin të pakta.

“Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME