Categories Lajme

Kina heq punën e detyruar për pr.ostitutat

Kina do të heqë sistemin e dënimit për prostitucionin që lejonte policinë që të mbante punëtoret e seksit dhe klientët e tyre të arrestuar për dy vjet në ato që quheshin qendra edukimi. Të ndaluarit bënin punë të detyrueshme dhe supozohej se bënin lodra ose gjëra për shtëpi. Sistemi i dënimit do të mbyllet sot, më 29 Dhjetor. Ata që janë të ndaluar do të lirohen sipas medias shtetërore kineze, Xinhua.

Megjithatë, prostitucioni mbetet i paligjshëm në Kinë. Sipas mediave do të ketë dënime që shkojnë deri në 15 ditë burg dhe gjoba deri në mbi 500 Paund. Sipas medias shtetërore “sistemi i kujdestarisë dhe edukimit” ka ndihmuar që të mbahet një atmosferë e mirë sociale dhe rregull publik qëkur u prezantua 20 vjet më parë. Por shtonte se me kalimin e kohës, sistemi është bërë gjithnjë e më i papërshtatshëm.

Sipas një studimi të bërë disa vite më parë është zbuluar se sistemi nuk ishte më efektiv. Të ndaluarat shpeheshin që nuk ishin në gjendje të mësonin diçka të re gjatë dënimit dhe sapo dilnin i riktheheshin sërish prostitucionit. Ndërkohë një raport tjetër zbuloi se punëtoret e seksit rriheshin nga policia për t’i detyruar që të rrëfeheshin./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME