Categories Lajme

Kina, përparime në kërkimet për vaksinat e COVID-19

Zyrtarët kanë konfirmuar se kërkim-zhvillimi i vaksinave të COVID-19 në Kinë është në një ritëm me atë në vendet e tjera.

Në Kinë po kryhen njëkohësisht nëntë projekte të prodhimit të vaksinave. Shumica e tyre pritet të përfundojnë provat paraklinike dhe të fillojnë provat në njerëz në prill.

Eksperti për prodhimin e ilaçeve dhe vaksinave Wang Junzhi shprehet:

“Disa institucione kanë dorëzuar tashmë aplikimet e tyre për prova klinike në Administratën Kombëtare të Produkteve Mjekësore dhe po planifikojnë të regjistrojnë vullnetarë që të fillojnë pasi të jepet miratimi.”

Progresi i fundit është arritur nga ekspertë të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vaksina me nënnjësi që kanë krijuar ata, është miratuar për prova klinike.

Një vaksinë me nënnjësi përmban vetëm një fragment të patogjenit për të stimuluar një reagim imunitar mbrojtës. Ajo vlerësohet më e sigurt dhe më e qëndrueshme sesa vaksinat që përmbajnë një version të dobësuar të patogjenit të gjallë, por mund të mos krijojë një mbrojtje aq të fortë sa këto të fundit.

Bioinxhinierja, general-major Chen Wei, që është drejtuesja e ekipit, shprehet:

“Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e rregulloret e brendshme, siguria, efikasiteti dhe cilësia e vaksinës është miratuar nga një palë e tretë. Ne kemi kryer gjithashtu punë përgatitore paraprake për prodhimin në masë.”

Disa nga universitetet më të mira kineze janë gjithashtu në garë.

Lei Chaozi nga Ministria e Arsimit thotë:

“Po zhvillohet prova te kafshët për vaksinat rekombinante me nënnjësi me bazë proteinike dhe Kina është e aftë të prodhojë në shkallë të gjerë proteina me cilësi e pastërti të lartë për vaksinat.”

Ndërkohë, po bëhet prova te kafshët e një vaksine virale me bazë vektoriale.

Kina gjithashtu po shton studimet mbi vaksinat me bazë acidi nukleik bazuar në përvojën e saj në luftimin e koronavirusit të MERS-it.

Studiuesit kinezë kanë izoluar edhe kundërtrupa neutralizues kundër COVID-19 nga gjaku i pacientëve të shëruar, që janë në gjendje të sigurojnë një imunitet trejavor.

/Marrë nga CRI/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME