Categories Lajme

Kina vijon të sfidojë SHBA, bashkëpunimi me Rusinë do të vazhdojë

Kina do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Rusinë dhe do të vazhdojë të sfidojë Shtetet e Bashkuara, pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me pushtimin e Ukrainës, thanë më 8 mars agjencitë amerikane të inteligjencës.

“Pavarësisht kritikave botërore lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Kina do të mbajë bashkëpunimin diplomatik, të mbrojtjes, ekonomik dhe teknologjik me Rusinë. Po ashtu do të vazhdojë të tentojë ta sfidojë SHBA-në, edhe pse e kufizon mbështetjen e publikut”, thanë agjencitë e inteligjencës në një raport të dërguar te Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan.

Raporti që flet për kërcënimet botërore për sigurinë e SHBA-së gjerësisht përqendrohet në kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

Aty thuhet se Kina do të vazhdojë të përdorë ushtrinë e saj dhe asetet e tjera te rivalët në Detin e Kinës Jugore dhe do të përdorë veprimet e bëra më 2022, që mund të përfshijë fluturime të tjera dhe lëshime të raketave drejt Ngushticës së Tajvanit.

Në raport po ashtu u tha se Rusia nuk dëshiron që të ketë konflikt me SHBA-në dhe NATO-n, por lufta në Ukrainë bartë “një rrezik të madh” që kjo të ndodhë dhe ka “potencial real” që dështimet ushtarake ruse në Ukrainë të lëndojnë reputacionin e presidentit rus, Vladimir Putin, në skenën e politikës së brendshme./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME