Categories Bota

Kinë, Ish-nëndrejtori i Inteligjencës dënohet përjetë

Ish-nëndrejtori i Inteligjencës në Kinë, Ma Jian është ndëshkuar me burgim të përjetshëm nën akuzat për korrupsion. Jian është shpallur fajtor për disa krime duke përfshirë pranim të ryshfetit dhe tregti të brendshme, ka thënë gjykata në qytetin verilindor, Dalian. Përveç të tjerash atij i është kërkuar të paguajë është 7.26 milionë dollarë si masë ndëshkuese.
Përmes një deklarate, gjykata ka thënë se Ma ka shfrytëzuar pozitën e tij politike për t’i ndihmuar miliarderit Guo Wengui në disa operacione biznesi, ndonëse ky i fundit kërkohet nga autoritetet kineze.

Ma është zyrtari i fundit që ka mbajtur pozitë të lartë dhe i cili është zënë në kuadër të fushatës kundër-korrupsionit, të cilën presidenti kinez, Xi Jinping e ka lancuar pak pasi ka marrë pushtetin më 2012. Xi është zotuar për të zënë dhe dënuar të gjithë personat e përfshirë në korrupsion, duke thënë se dëshiron ta pastrojë Partinë Komuniste në pushtet nga këto probleme. Kjo inciativë i ka dhënë presidentit kinez popullaritet, megjithatë kritikët e tij, duke përfshirë Guon, e kanë cilësuar një hap të tillë si tentim për të eliminuar armiqtë politikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME