Categories Kuzhina

Si të gatuani krepa të mbushura me patate dhe djathë

Përbërësit për 4 persona

Për mbushjen:
● 2 presh
● 250g djathë Scammorza Affumicata (djathë i tymosur) të prerë në kubikë të vegjël
● 3 patate
● 500 ml panna
● Parmigiano i grirë
● pak gjalpë, vaj ulliri, kripë e piper, degë trumze.

Për brumin e krepave:
● 500ml qumësht
● 3 vezë
● 200g miell 0
● kripë

Përgatitja e krepave:
Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin. I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi. Shtojmë vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun. I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen. E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta. Përgatitja e mbushjes: Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij.

I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël. Hedhim këtu 100ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet. Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen. Pasi kanë kaluar 30 minutat, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj.

Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë scamorze, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që përvëluam më parë.

I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë Parmigiano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më parë me 180° për 15 minuta. I shërbejmë menjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME