Categories Bota

Kinematografia në zi! Ndërron jetë legjenda e filmave komedi

Aktori i njohur i humorit francez, Claude Brasseur, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Persona të tij të afërt kanë bërë me dije se aktori nuk ka ndërruar jetë nga Covid-19. Ata kanë treguar se artisti do të prehet në Paris, së bashku me babanë e tij, aktorin Pierre Brasseur.

“Claude Brasseur vdìq në paqe dhe qetësi, i rrethuar nga familja e tij. Ai nuk ishte vìktimë e COVID-19. Ai do të várroset në Paris, në përputhje me rregullat sanitare dhe do të pushojë së bashku me babanë e tij (aktori Pierre Brasseur), në várrezat Père-Lachaise në Paris”, tha Elisabeth Tanner, kreu i agjencisë “Time Art”. Në më shumë se 60 vjet karrierë, ai ka luajtur në më shumë se 110 filma. Megjithatë Brasseur do të njihet gjithmonë për rolin e tij në filmin me “La Boum”, film kult i viteve ’80.

Aktori i ndjerë vazhdoi të shfaqej rregullisht në ekran, deri në tri pjesët e komedisë “Camping” në vitet 2000. Brasseur, ka fituar dy çmime Cesars, që njihet si Oscari në Francë dhe bëri gjithashtu bujë me performancën e tij në vitin 1971 në filmin Vidocq.

Në vitin 1964, ai ishte pjesë e skuadrës së Francës në sportin bobsled për Lojërat Olimpike Dimërore, por u lëndua rëndë para se të fillonin garat. Sakaq, Claude ishte i pasionuar edhe me veturat dhe mori pjesë disa herë në garën Paris-Dakar, duke e fituar atë në vitin 1983 në tandem me Jacky Ickxin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME