Categories Teknologji

Kinezët paguajnë faturat me teknologjinë e njohjes së fytyrës

Banorët e Kinës gjithnjë e më shumë po e shfrytëzojnë teknologjinë e bërjes së pagesave përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës, pa pasur nevojë që t’i marrin kuletat dhe kartelat bankare me vete në dyqane.

Në shtetin ku pagesa me telefon është njëra nga më të përparuarat në botë, klientët tashmë mund ta kryejnë pagesën thjesht duke u vendosur para një makine të pajisur me kamera, e cila e lidh fotografinë e tyre me sistemin digjital të pagesave ose me llogarinë e bankës. “Unë nuk kam nevojë madje as ta marr telefonin me vete. Mund të dal dhe të bëj blerje pa marrë asgjë me vete”, tha Bo Hu, shef i furrës “Wedome”, e cila përdor makinat për pagesë përmes njohjes së fytyrës në qindra lokale të saj.

“Kjo nuk ka qenë e mundur në fazat e para të pagesës me telefon. Ne mund ta kompletojmë pagesën pa ndonjë mjet vetëm pas lindjes së teknologjisë për njohjes së fytyrës”, sqaroi ai. Ky softuer tashmë ka gjetur përdorim të gjerë. Ai përdoret shpesh edhe për përcjelljen e njerëzve. Autoritetet janë kritikuar për përdorimin e këtyre pajisjeve me qëllim të përcjelljes së disidentëve, sidomos në rajonin Xinjiang.

Adam Ni, hulumtues për Kinën në Universitetin e Macquarie-s në Sydney të Australisë tha: “Ekziston një rrezik i madh që shteti mund t’i përdorë këto të dhëna për qëllimet e veta, siç është përcjellja dhe mbikëqyrja e kundërshtarëve politikë”, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME