Categories Lajme

Kishte dalë me shoqërinë, humb jetën 19-vjeçarja (Video e momentit)

Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën në Argjentinë si pasojë e shpërthimit të flakëve në tavolinën ku ishte ulur sëbashku me miqtë e saj. Lucia Costa kishte dalë me shokët dhe shoqet për herë të parë që prej momentit që filloi pandemia në San Miguel, pranë Buenos Airesit. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se një kamariere shkon në shkon në tavolinë për të mbajtur ndezur një ngrohës me bazë alkooli. Por pak sekonda më vonë gjithçka shpërthen në flakë ndërsa të gjithë të pranishmit në tavolinë përfshihen nga zjarri.

Costa vdiq si pasojë e plagëve të rënda ndërsa mediat raportojnë se 8 shokë të saj pësuan djegie të rënda. E ëma e 19-vjeçares ka deklaruar se askush nuk bëri asgjë për të shpëtuar jetën e vajzës së saj dhe se ajo do të kërkojë rejë drejtësi. Menjëherë për ngjarjen ka nisur një hetim. Ku po hetohen tre persona për “pla gosje” dhe “vra sje”. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit, menaxherin dhe një punonjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME