Categories Lajme

Kishte frikë nga ndarja me bashkëshorten, pronari i hotelit tregon si italiani iku pa paguar dasmën

Vasil Bedinaj, pronar i Hotel “Rexhina” në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet.

Ai tregoi se italiani e ka kontaktuar dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare.

“Është një rast i izoluar, pas shumë vitesh eksperiencë, zotëria në fjalë është martuar me një shqiptare, ka bërë dasmë ka ndenjur një pjesë e të ftuarve për rreth 1 javë, janë plotësuar të gjitha kërkesat e tij, nuk kam pasur shumë informacion, por menaxherët i kanë bërë të gjitha.

Është një urdhër pagesë që ka bërë nga telefoni, jo cek fals, por urdhër pagesat i bëjnë çdo kush nga telefoni, por nuk dihet nëse ke lekë apo jo. E kemi kuptuar që në fillim që kishte diçka që nuk shkon, por ne nuk e shfaqëm, për të shmangur prishjen e eventit, e lamë deri sa të mbaronte eventi, ditën e fundit do flisnim me dhëndrin.

Ai ka garantuar që do bënte pagesën, por ishte e diel, dhe nuk konfirmohej dot pagesa. Fati i mirë, pasi bëmë publike mediat, ai më telefonoi lut që të ndalnim këtë histori se po “më ndan dhe gruaja dhe kjo ishte gruaja e katërt”. Italianëve të jugut i pëlqejnë këto aventura, i ofruam makina me qira, muzikë, akomodimi në hotel”, tha ai. Italiani akomodoi për një javë të gjithë të ftuarit e tij në dasmë në hotel ne Vlorë. Ai bëri ceremoninë martesore me anë të së cilës kurorëzoi dashurinë me një shqiptare dhe u largua duke lënë si pagesë një çek fals. Pasi kjo gjë u zbulua, faqja zyrtare e hotelit publikoi foton e italianin duke e denoncuar atë për mashtrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME