Categories Lajme

Kishte kthyer lokalin në një ‘mini kazino’, procedohet 46-vjeçari në Vlorë

Vlorë, Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, procedohet penalisht poseduesi i tyre, pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, gjatë kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë këtë aktivitet të kundërligjshëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në lokalin e shtetasit A. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, duke fshehur edhe të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A. K., për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME