Categories Lajme

“Kishte radhë te kasa”/ La foshnjën në makinë dhe shkoi për pazar, 22-vjeçarja shqiptare dënohet me burg

Shqiptarja e cila u arrestua pasi la në makinë foshnjën 4 muajshe për 40 minuta, është dënuar me 6 muaj burg dhe 3 muaj me kusht për neglizhencë.

22-vjeçarja ka dalë para gjykatës dhe është njohur me masën e arrestit, ndërsa tha se e kishte lënë fëmijën në makinë sepse ishte në gjumë dhe se nuk kishte në plan që të vonohej shumë. Ajo tha se vonesa kishte ndodhur për shkak se në dyqanin ku ishte futur për të blerë diçka, kishte pasur shumë radhë.

“E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë sepse e ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri gjumi. Shkova për të marrë disa gjëra dhe do të kthehesha shpejt. Në arkë kishte shumë njerëz, prandaj u vonova”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në lindje të Selanikut, ndërsa foshnja ka mbetur vetëm në automjet për të paktën 40 minuta.“Ajo ishte në sediljen e fëmijës, makina ishte e mbyllur dhe dritarja ishte gjysmë e hapur. Foshnja u zgjua dhe po qante”, tha një dëshmitare okulare, e cila njoftoi dhe policinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME