Categories Lajme

“Kjo do jetë dita më e ftohtë e vitit”/ Meteorologia zbulon çfarë na pret në vijim

Dita më e ftohtë e këtij viti është dita e sotme, kështu ka deklaruar meteorologia Tanja Porja, e cila shprehet se duke filluar nga dita e nesërme moti ngrohet, por “fatura” janë reshjet e shiut.

Sipas saj, temperaturat do të rriten me 2-3 gradë dhe moti do të jetë i qëndrueshëm. “Kjo është dita e fundit e ftohtë e këtij viti, pasi që nga nesër temperaturat rriten me 2-3 gradë. Pritet që nga -5 që është ditën e sotme, nesër të kemi prezencë më të shtuar të vranësirave në territor.

Nesër në mbrëmje nisin reshje në veri-perëndim, por me sasi të papërfillshme dhe rritje temperaturash, jo vetëm në orët e mëngjesit por edhe në mesditë. Pra, të paktën 2 gradë rritje kemi në të gjithë territorin shqiptar”, tha Porja.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se e shtuna dhe e diela do të ketë prezencë më të dukshme të vranësirave në territor, megjithatë do të kemi reshje të pakta gjatë ditës së shtunë dhe reshje të pakta në zonat malore ku termometri do të shënojë jo më shumë se -3. Të dielën vranësirat do të jenë më të shtuara, por sërish reshjet do të jenë në sasi të pakta. Duke filluar nga e hëna, 27 dhjetor, sasia e reshjeve do të jetë më e konsiderueshme. Dy ditët e fundit të vitit, do të jenë me mot të qendrueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME