Categories Lajme

Kjo është e reja që humbi jetën, pas operacionit në Spitalin Amerikan

Një vajzë e re ka humbur jetën, pas një ndërhyrje që bëri tek Spitali Amerikan II për humbjen në peshë. Rasti u denoncua paraditen e kësaj të marte në redaksinë tonë, nga vëllai i vajzës.

Arenc Hasalla në një prononcim ekskluziv për redaksinë tonë tha se motra e tij vuante nga kanceri, për të cilën edhe kurohej jashtë vendit. Hasalla akuzoi mjeken Rezarta Kapaj si përgjegjëse, ku deklaroi se ajo mori përsipër operacionin, pavarësisht se e dinte situatën.

Motra ime ishte shtruar tek Spitali Amerikan dhe bëri një operacion që nuk i lejohej ta bënte. Ajo kurohej në Belgjikë me kancer. Operacionin e bëri për heqje peshe. Mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës time dhe pa firmën e prindërve. Mjekja ishte në dijeni për çdo gjë sepse kishte kartelën. Motra sot u paraqit në reaimacion dhe është shumë keq, s’ka shpresë. U bëj thirrje organeve kompetente të marrin masat për mjeken Rezarta Kapaj. Motra vjen për tu shëruar, paguan edhe 2 mijë euro dhe vdes“, tha vëllai i vajzës paraditen e kësaj të marte.

Disa orë pas apelit, fati për vajzën e re ishte tragjik. Ajo ndërroi jetë në Spitalin Amerikan, edhe pse pagoi mijëra euro për një operacion që mjekët nuk duhet ta merrnin përsipër, për shkak të sëmundjes që ajo kishte. Në ambientet e Spitalit Amerikan ka mbërritur edhe policia, ndërsa trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME