Categories Lajme

Kjo është situata në Shqipëri

Rëndohet edhe më tej situata me koronavirusin në Shqipëri. Shifrat e fundit nuk janë aspak shpresëdhënëse. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID-19 plot 25 persona. Me këtë shifër, ka shkuar në 609 bilanci i personave të infektuar me koronavirusin vdekjeprurës. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e fundit bëri me dije se që nga shpërthimi i pandemisë, sot është dita e parë që Tirana nuk shënon asnjë rast të ri. Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.

Njoftimi Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë: Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID-19. Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri. Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345. Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME