Categories Kuriozitete

Kjo gjuhë mund të dominojë botën brenda 4 dekadash

Popullsia masive e Kinës dhe përparimi i shpejtë i internetit në shekullin e 21-të kanë bërë që kinezishtja dhe gjuha angleze të dominojnë planetin me nga 1.1 miliardë folës secila. Megjithatë kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt edhe pse gjuha që do t’u zërë vendin numëron sot vetëm 284 milionë folës.

Një studim i fundit zbulon se deri në vitin 2050 gjuha franceze do të jetë më e folura në botë, falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.

Krahas Francës, frëngjishtja flitet edhe në ish-kolonitë si Maroku, Tunizia, dhe Algjeria, si dhe në 28 shtete të tjera, të cilat kanë kombet me rritjen më të shpejtë në botë. Në Afrikë, frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian. Një bum demografik në këto shtete afrikane mund të rrisë përqindjen e folësve francezë në botë nga 3 për qind sot në 8 për qind deri në vitin 2050.

Ndërkohë, Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht. Edhe pse ky parashikim është shumë optimist për frankofonët, duhen marrë në konsideratë se kalimi drejt gjuhës më të folur në botë do të jetë i vështirë, duke marrë parasysh bashkëekzistencën e disa gjuhëve si në Belgjikë apo vendet afrikane. Një presion i fortë do të vijë edhe nga popullariteti në rritje i internetit, pjesa më e madhe e të cilit ka përmbajtje në anglisht, si dhe rritja e fuqisë ekonomike të Kinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME