Categories Lajme

Kjo kompania u kërkon punonjësve të vendosin kamera brenda dhomës së gjumit

Sindikata Kombëtare e Qendrave të Kontaktit “SOLIDARITETI” në një reagim zyrtar ka përcjellë shqetësimin e një grupi punonjësish të kompanisë Teleperformancë, e cila u ka kërkuar punonjësve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi ambiente private si dhoma e gjumit etj., në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë.

Siç bëhet me dije vendimi i kompanisë vjen për shkak të pandemisë, ku si rrjedhojë, për pjesën më të madhe të punonjësve të qendrave të kontaktit (“call centers”) puna është zhvendosur në shtëpi. Ky veprim është në shkelje me ligjin dhe cënon rëndë të drejtën e privatësisë për mijëra punëtorë të kësaj kompanie.

Ky zhvillim ka krijuar shqetësime të shumta mes punëtorëve, të cilët kanë nisur një peticion për parandalimin e detyrimit në fjalë. Në kushtet kur ky vendim që shkel privatësinë po fillon që të zbatohet nga ana e kompanisë, Sindikata Solidariteti është angazhuar në rrugë institucionale dhe organizative për të parandaluar këtë veprim të paligjshëm dhe të padrejtë.

Reagimi/ LËNDA: Vëzhgimi i paligjshëm me kamera brenda dhomave të gjumit nga kompania Teleperformance. Përshëndetje, Kompania Teleperformance iu ka kërkuar punëtorëve të saj instalimin e detyrueshëm të kamerave në shtëpitë e tyre, përfshi ambiente private si dhoma e gjumit etj., në varësi të mundësive të tyre materiale dhe rrethanore për ta kryer punën në distancë.

Vendimi i  kompanisë vjen për shkak të pandemisë, ku si rrjedhojë, për pjesën më të madhe të punonjësve të qendrave të kontaktit (“call centers”) puna është zhvendosur në shtëpi. Ky veprim është në shkelje me ligjin dhe cënon rëndë të drejtën e privatësisë për mijëra punëtorë të kësaj kompanie.

Ky zhvillim ka krijuar shqetësime të shumta mes punëtorëve, të cilët kanë nisur një peticion për parandalimin e detyrimit në fjalë. Në kushtet kur ky vendim që shkel privatësinë po fillon që të zbatohet nga ana e kompanisë, Sindikata Solidariteti është angazhuar në rrugë institucionale dhe organizative për të parandaluar këtë veprim të paligjshëm dhe të padrejtë.

Informacione mbi bazën ligjore: Sipas pikës 4, shkronjës a, të Udhëzimit nr.3 të datës 05.03.2010 i cili i referohet ligjit 9887, ndër të tjera thuhet specifikisht edhe se instalimi i një sistemi video survejimi është i ndaluar në dhoma që përdoren ekskluzivisht për qëllime private….

Një veprim i tillë është në kundërshtim edhe me konventat e ndryshme ndërkombëtare siç është Neni 8 i Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Kryetari, Tonin PREÇI

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME