Categories Lajme

Klandestinët kalonin kufirin të shoqëruar me makinë policie

Janë zbardhur një pjesë e përgjimeve që përmbante dosja e operacionit “Rruga e Gabuar”. Balkanweb raporton se në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala tregohen raste konkrete të kalimit të kufirit më mënyrë të paligjshme.

Janë anëtarët e një grupi të identifikuar si Vesel Gjolleshi, Çajup Tafa, Sefer Çelo dhe Marsel Shoshaj personat të cilët ndihmonin njerëz të ndryshëm të kalonin kufirin në rrugë të paligjshme, mes tyre edhe fëmijë. Interesant është detaji që zbulohet në dosje: klandestinët shoqëroheshin drejt kufirit nga Çajup Tafa, dhe pas i shoqëronte një makinë policie me targa MB498AA që drejtohej nga Sefer Çelo.

__________________

Bëhet fjalë për 32 të arretuarit, pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Mendohet se të arrestuarit kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm në këmbim të 20 mijë eurove. Grupi kriminal pajiste me pasaporta amerikane shtetas të ndryshëm, pa përjashtuar ata me precedentë penalë.

Balkanweb raporton se ky grup kriminal ka pajisur me dokumenta false edhe një të dyshuar si pjestar i grupit të Astrit Avdylit. Pavarësisht përpjekjeve, anëtari i grupit të Avdylajve nuk ka arritur të largohet nga vendi. Madje, vetëm pak ditë më pas është arrestuar./E.L

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME