Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashura të showbizzit shqiptar. Ata janë shembull i një dashurie te pastër dhe të sinqertë.
Fansat janë shumë kuriozë të dinë mbi marrëdhënien e tyre. Dhe Klea u ka dhënë mundësinë të zbulojnë më shumë nga lidhja e tyre me anë të një pyetsori në InstaStory me rastin e festive të fundvitit. Një prej pyetjeve që fansat i bënë ishte se kush është çmenduria më e madhe që Elgiti ka bërë për të. Klea u përgjigj se ai udhëtoi drejt Korçës për ta takuar ndërsa ajo moderonte Maratonën e Këngës, pasi kishin disa kohë pa u parë për shkak të angazhimeve të saj personale.

Ndërsa një tjetër pyetje ishte se kur do martohet çifti dhe këngëtarja u përgjigj: Kismet.

Klea zbuloi edhe personin më të rëndësishëm në jetën e saj që është nëna. ‘Po të mos ishte nëna nuk do më njihnit,’– shkroi ajo.

