Qeveria e Turqisë ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me homologun turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, për ndihmën që shteti turk po jep për ndërtimin e 500 banesave dhe për urbanizimin e zonës së Laçit.
“Me homologun turk, Murat Kurum, për ndihmën që shteti turk po jep për ndërtimin e 500 banesave dhe urbanizimin e zonës së Laçit”, shprehet Klosi.
Po ashtu, Klosi tha se “përpos ndihmës për procesin e rindërtimit të zonave të dëmtuara, gjetëm rastin të ndajmë gjithashtu interesin e përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mjedisit, pyllëzimit dhe eliminimin e ndotësve detarë”.

