Categories Lajme

KLSH zbulon depon me barna të ska.duar që u shiten shqiptarëve

Në QSUT pranohen barna afër datës së skadencës. Sipas ligjit barna që futen në farmacinë e QSUT duhet të kenë jo më pak se gjysmën e kohës nga data e skadencës. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur në këtë farmaci barna që ishin shumë pranë datës së skadencës. Duopopa është një xhel që përdoret tek pacientet me parkinson dhe për këtë medikament nuk janë respektuar afatet e përcaktuara, pasi siç tregohet në raport, është gjetur një sasi prej 182 copë, të cilët për dy muaj skadonin

“Në QSUT konstatohen raste kur futen barna të cilët janë në prag të skadencës. Ekziston një urdhër i ministrit, që nuk duhet të importohen barna, afati i përdorimit i të cilëve është më pak se gjysma e afatit deri në sakdencë. Ndërkohë që ne kemi hasur në importin e një barni të tillë, me vlerë 3.5 milionë lekë të reja, ku në fakt barni kishte më pak se gjysmën e afatit të përdorimit deri në skadencës”, tha Renald Muça, drejtor i departamentit të auditivit të performancës në KLSH.

Në këtë rast rritet stoku i barnave të skaduara, duke favorizuar në këtë rast kompanitë farmaceutike. Pasi sipas KLSH, QSUT ka përdorur një fond prej 90 mijë euro vetëm për asgjësimin e barnave të skaduara. Një tjetër shkelje që konstaton KLSH dhe që të çon në dyshime të forta për abuzim, është gjetja e sasive të konsideruara të baranave të dhuruara me pullën e dhe çmimin për tregun e hapur farmaceutik

“Në listën e barnave të regjistruar në AKBPM ka brana të cilët regjistrohen vetëm si përdorim spitalor dhe nga një sondazh që ne bëmë në farmacinë qendrore në QSUT, konstatuam se barna të cilat ishin vetëm për përdorim spitalor në regjistrin e AKBPM-së, në fakt kishin pullën e tregut të hapur. Që do të thotë se janë barna që nuk janë etiketuar, nuk janë vulosur siç duhet nga AKBPM-ja. Një rast tjetër ishte për një barn i dhënë donacion, që ky duhej të vulosej me kullën përkatëse “donacion”, ishte me pullën e tregut të hapur”, shprehet Renlad Muça.Kontrolli i Lartë i Shtetit të gjitha shkeljet e konstatuara do t’i referoje pranë organit të prokurorisë./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME