Pasditen e sotme policia ka zhvilluar një aksion në Elbasan, duke kryer kontrolle në magazina, servise dhe varreza makinash. Fokusi i kontrolleve ka qenë kapja e lëndëve narkotike.
Sipas mediave aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Karakullak, njësia administrative Bradashesh, pikërisht në zonën ku u bë modifikimi i furgonit që përdoren grabitësit e Rinasit. Ende nuk dihet nëse aksioni i policisë ka lidhje me ngjarjen e Rinasit.
