Teksa la të hapur mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme vendore, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi deklaroi se PS aleancën e ka me qytetarët.
I ftuar në “Radari Informativ” në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi iu përgjigj deklaratës së kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili i la të hapura kartat për një koalicion me PS.
Xhokaxhi: Shpëtim Idrizi (kryetari i PDIU) u shpreh i hapur që kartat janë në tryezë për çdo koalicion, përfshirë edhe PS.
