Categories Lifestyle

Kohët e fundit jeni shumë me nerva? Ja çfarë ju qetëson si me magji

Vajrat esenciale janë në thelb produkte bimore. Pavarësisht nga fakti se ato janë quajtur vajra, ato nuk kanë acide yndyrore, por konsiderohen si produkte të pastra. Përveçse kanë veti të mrekullueshme në kuzhinë, vajrat esenciale mund të aplikohen edhe në lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Shumë prej tyre kanë veti antibakteriale. Vajrat esenciale kanë përqendrim të lartë dhe shumë prej tyre nuk duhet të aplikohen në formë të paholluar. Prandaj, është e rëndësishme që të keni informacionin e nevojshëm në lidhje me vajrat që ju rekomandohen në mënyrë që t’i përdorni në mënyrë efektive.

Vaji i bajameve të ëmbla është një shembull tjetër i një ilaçi të shkëlqyer. Gjithashtu, të tjera vajra esenciale janë ato të livandos, kamomilit, dru sandalit, limonit, grejpfrutit, eukaliptit, mentes, rozmarinës.

Ekstraktet që funksionojnë si me magji

Për shembull, livando dhe kamomili janë vajra të mrekullueshme që përdoren për relaksim. Eukalipti mund të lehtësojë bllokimin në rrugët e frymëmarrjes dhe sinuset, shkruan noa. Ndërsa vajra të tjera esencialë që mund të ndikojnë te humori juaj janë vaji me esencë portokalli, grejpfruti, limoni, ndërsa rozmarina mendohet të ndikojë te rritja e përqendrimit.

Pini një çaj Çaji jeshil ka një aminoacid të quajtur l-theanine, i cili mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit. Provoni të pini një filxhan gjatë stresit intensiv ose nervozizmit.

Luaj muzikë relaksuese Një gjë është e sigurt! Se kënga juaj e preferuar mund t’ju relaksojë. Vendoseni me volum të ulët ose të  lartë dhe brenda pak minutash do të ndiheni shumë më mire.

Mendoni pozitivisht Kur diçka ju ka mërzitur ose irrituar shumë, mendoni pozitivisht. Filloni të mendoni për diçka të bukur, relaksuese dhe të qetë. Diçka që të bën të buzëqeshësh. Vendosni mendjen tuaj të punojë pozitivisht dhe brenda një kohe të shkurtër nervat do të jenë qetësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME