Categories Lajme

“Kolaudimi” njoftim të rëndësishëm: Abuzuesit në listën e zezë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një reagim lidhur me xhamat e zinj të makinave, ku theksohet se nuk do të kalohet në kolaudim asnjë makinë me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikim zyrtar përkatës.

Sipas DPSHTRR personat që nuk kanë lejen përkatës, do t’u refuzohet shërbimi dhe do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin.

Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në listën e zezë dhe do të verifikohet lehtësisht si edhe do të penalizohet me: masa administrative; me humbje të drejte shërbimi nëse fallsifikon, rrit % e errësimit pas certifikimit, ose i shmanget tarifave përkatëse.

Njoftimi: KUJDES Përveç kontrolleve në qarkullim për respektimin e kritereve për errësimin e xhamave të automjeteve (nga Policia Rrugore dhe DPSHTRR me matësa e masa ndaj çdo kundravajtjeje), çdo automjet që paraqitet për kolaudim në Qendrat e Kontrollit Teknik me xhama të veshur pa patur Certifikimin e DPSHTRR do t’i refuzohet shërbimi, do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin! NUK KALON KOLAUDIMIN me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikimin zyrtar përkatës

Rastet janë nga kontrolli periodik i mjeteve por edhe nga mjetet që ndalohen pas denoncimeve, sinjalizimeve dhe kontrolleve rrugore! Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në LISTËN E ZEZË dhe do të verifikohet lehtësisht si edhe do të penalizohet me: masa administrative; me humbje të drejte shërbimi nëse fallsifikon, rrit % e errësimit pas certifikimit, ose i shmanget tarifave përkatëse!NDALOHET KATEGORIKISHT ERRËSIMI I XHAMIT BALLOR!

NDALOHET ERRËSIMI I XHAMAVE ANËSORE RESHTI I PARË, NËN 50% TEJÇIM DRITE! NDALOHET PËRDORIMI I FILMAVE ERRËSUES ME REFLEKSE PASQYRE! NDALOHET ERRËSIMI I XHAMAVE ANËSORE RRESHTI DY E TRE DHE FUNDORI, NËN 10% TEJÇIM DRITE! Mirëinformohuni për kriteret, rregullat, procedurat zyrtare të errësimit të xhamave të automjeteve me materiale të homologuara, afatet, certifikimin dhe serviset, në webin tonë: www.dpshtrr.gov.al #DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #DisiplinimRregull #RrugëMëTëSigurta #Certifikim #Automotoriz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME