Categories Lajme

Komisionet e larta në transfertat e parave, si po zhvaten emigrantët shqiptarë përmes tarifave (Video)

Komisionet e larta që aplikojnë agjencitë e transfertave të parave u marrin emigrantëve dhe familjeve shqiptare të paktën 55 milionë euro në vit padrejtësisht. Në vitin 2015, Banka Botërore, Komisioni Europian dhe organizata e kombeve të bashkuara shpallën objektivin që kostot e dërgimit të parave nga jashtë të zbresin në nivelin 3 për qind të shumës së dërguar brenda vitit 2030. Sipas aksion planit të shpallur në samitin e valutës në Maltë, ulja e kostove për dërgesat duhet të fillonte menjëherë. Por të dhënat zyrtare nga Banka tregojnë se në Shqipëri, komisionet e dërgesave vazhdojnë të mbeten të pandryshuara dhe në nivele shumë të larta.

Sipas Bankës në fund të vitit të kaluar kostoja mesatare e dërgimit të parave në Shqipëri ishte 9.5 për qind, ose mbi 3 herë më shumë se sa objektivi i shpallur nga Bashkimi Europian dhe OKB. Pjesa dërrmuese e remitancave në Shqipëri, rreth 850 milionë euro në vit dërgohen përmes agjencive të transfertave për shkak të mbulimit më të gjerë që ato kanë. Vetëm për këto agjenci, të cilat sipas Bankës së Shqipërisë kanë krijuar një treg duopol me konkurrencë të kufizuar, emigrantët dhe familjet shqiptare paguajnë 55 milionë euro në vit padrejtësisht. Pjesën e luanit të këtyre parave e merr union net, agjenti vendas që ka francajzin e Western union. Komisionet e larta për dërgesat e emigrantëve janë pranuar publikisht edhe nga institucionet vendase. Dy vjet më parë, Ministria e Diasporës dhe Banka e Shqipërisë deklaruan se Shqipëria ka kostot më të larta të dërgimit të parave në rajon duke kërkuar publikisht uljen e tyre. Por sërish emigrantët dhe familjet shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht mbi 55 milionë euro në vit vetëm për agjencitë e transfertave./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME